Bylykbashi: Rama-Veliaj përfshinë LGBT, por harruan të përndjekurit dhe pronarët…

646
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me ligjin për banesat sociale që pritet të miratohet në Kuvend, nga i cili përfitojnë edhe persona të komunitetit LGBT.
Bylykbashi shkruan në rrjetet sociale se Rama dhe Velia, si dhe shpua e mjaftinëve dhe persekutorëve të komunizmit kanë lënë jashtë këtij ligji ato kategori që shteti u ka bërë padrejtësi: të përndjekurit politikë dhe pronarët e banesave hallexhinj.
Komenti i Oerd Bylykbashit
Parlamenti po miraton ligjin per banesat sociale. Rama, Veliaj e shpura e mjaftineve dhe persekutoreve te komunizmit ne parlament nuk kane harruar te fusin si perfitues personat nga komuniteti LGBT apo ata qe per 70 vjet banuan ne banesat e pronareve kur pronaret ishin perplasur kolibeve. Por kane perjashtuar kategori qe shteti u ka bere vertet padrejtesi:
1- te perndjekurit politike qe ende sot rropaten pa banesa dhe ne pritje te pikatores se kesteve te demshperblimit qe ua heq edhe ate dinjitet qe fituan me lirine!‎
Askush nuk ua rikthen jetet e humbura te familjareve apo vitet e rinise ne burgje e kampe por ‎dinjitetin e kemi detyrim kushtetues t’ua garantojme e t’u kerkohet falje!
2- pronaret e banesave hallexhinj qe u jane prishur e do t’u prishen banesat ne pronesi te tyre‎ per interes publik por nuk kane tjeter banese ku te fusin me koken.
Si ata hallexhinj tek Unaza e Madhe, Bulevardi i Ri, ne Shkoze apo Rruga Transballkanike te cileve ua prishen shtepite, i lane ne rruge te madhe, sepse leket qe u dhane vlejne sa per nje dhome. ‎E drejta e banese eshte e drejte themelore kushtetuese dhe nese shteti ta prish shtepine duhet patjeter te te siguroje banese te pershtateshme.
Gjithashtu, e drejta e prones e pronareve qe japin ne zhvillim pronen nuk duhet te cenohet nese leja jepet mbi bazen e nje plani te miratuar me pare. Ate te drejte zhvillimi e kane fituar kur eshte miratuar plani, leja e zhvillimit te prones eshte e pritshmeri e ligjeshme dhe nuk mund te cenohet vetem pse bashkia paska te drejten e lejes.‎
Te drejtat e pronareve dhe te te perndjekurve duhen mbrojtur me prioritet!
Sigal