Buxheti,përfaqësues të Presidencës te Komisioni i Ligjeve për reduktimin

420
Sigal

TIRANË – Në Komisionin e Ligjeve sot kanë marrë pjesë përfaqësues nga Presidenca, të cilët kanë paraqitur ankesat e tyre në lidhje me buxhetin e Presidencës, i cili pritet të reduktohet në vitin 2015.

Një ditë më parë Presidenti Nishani i dërgoi letër grupeve parlamentare, duke u “ankuar” për buxhetin që do i alokohet institucionit që drejton në vitin 2015.
 
Përfaqësuesit e Presidencës kanë deklaruar në komision se, në vitin 2015 do ketë ulje me 8.1% të buxhetit, duke e kundërshtuar këtë ulje, me argumentet se ky vit është i ngarkuar me aktivitete të rëndësishme, prandaj edhe kanë kërkuar fonde shtesë për investime.
 
Ndër të tjera, ata sqaruan se këtë vit ky institucion ka 13 mln lekë shtesë shpenzime operative.

Në fund të takimit, këto kërkesa u pranuan nga Komisioni dhe mësohet se do kalojnë të Komisioni i Ekonomisë, i cili në mbledhjen e sotme ka diskutuar nen për nen pr.buxhetin e vitit 2015.