Buxheti, Shenasi Rama: Seanca një funeral politik, opozita bëhet njësh me palën tjetër

452
Sigal

Shenasi Rama, pedagog i politikës në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA e parashikon si një funeral politik, seancën parlamentare të së hënës ku do të diskutohet Buxheti i vitit 2015. Mungesën e opozitës në Kuvend ai e sheh si një marrëveshje të fshehtë të saj me maxhorancën në kurriz të një populli që do të vazhdojë të mbajë mbi shpinë, “parinë e Tiranës”. Por, nga ana tjetër, prof. Rama hedh edhe dyshimin e protestave të ashpra, pasi prej këtij populli “të traumatizuar”, çfarë nuk pritet të ndodhë”  Në një shënim në FB, Shenasi Rama shkruan: “Nesër aprovohet buxheti i vitit të ardhshëm dhe nuk ka dyshim që ajo seancë do të jetë si një funeral politik… por me premtime bujare e të parealizueshme si ai për 300 000 vendet e punës. Ajo që duhej të ishte një dramë politike e dhimbshme në Kuvend, ku përmes analizave duhej të zbulohet realiteti i hidhur, është kthyer në një triumf propagandistik që synon të bindë njerëzit se rrena e mashtrimi, piktura dhe ilustrimi është realiteti. E ndërkohë, opozita nuk shihet kund, jo pse nuk është, por sepse është bashkë me këtë palën tjetër. Por, si gjithmonë, peri këputet duke u holluar e zullumi duke u trashur. Se ja do ta shtyje edhe 10 muaj kjo qeveri, po pastaj? Sepse që nga janari do të duhen të paktën 10 miliard në vit që do të dalin prej diku, 4.75 miliardë për buxhetin e të tjerat për Bexhetin, Edin, e Kismetin. Nga do të dalin këto para? E vit mbas vitit? Paratë e pista do të kontrollohen disi nga jashtë, emigrantët nuk do të sjellin më gjë, industri nuk ke, borxhe nuk merr dot, e veten nuk e takson… Atëherë do të hash njerëzit, dhe me një popull të traumatizuar, qe e di dhe e sheh ditën për diell se po mban mbi kurriz parinë e Tiranës, çka nuk pritet me ndodhë!”, – përfundon ai.