Bushi dhe Hafizi nisin fushatën kundër referendumit

423
Dy deputetët socialistë kanë nisur nga Shkodra fushatën e tyre kundër referendumit. Ata kanë paraqitur edhe një dokument me 20 arsye pse socialistët duhet të jenë kundër referendumit Ndërsa Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për të organizuar Referendumin e 9 Prillit me anë të të cilit do të kërkohet mendimi i anëtarësisë nëse mandati i Edi Ramës si kryetar partie është legjitim ose jo, kundërshtarët e tij brenda kësaj force kanë nisur fushatën për ta kundërshtuar këtë rrugë si të padrejtë dhe jostatutore.
Deputeti Ben Blushi dhe kolegia e tij Mimoza Hafizi kanë nisur dje nga Shkodra fushatën e tyre kundër referendumit. Ata kanë zhvilluar dje një takim me socialistë shkodranë, ku dhe kanë shpjeguar arsyet pse socialistët duhet të jenë kundër këtij referendumi. Dhe sipas dy deputetëve socialistë që kanë ndërmarrë këtë nismë janë plotë 20 arsye pse ky referendum nuk duhet të mbahet, të cilat ata i kanë shpërndarë për gazetarët edhe në formën e një dokumenti. Kështu Blushi dhe Hafizi theksojnë se socialistët duhet të jenë kundër Referendumit, në radhë të parë sepse në Kongresin e Partisë Socialiste, 19 Mars 2016, ky Referendum u votua në kundërshtim të plotë me normat e PS dhe sepse vet Kongresi u zhvillua mbi bazën e një rendi dite të përcaktuar më parë, pa u lejuar të ndryshohet dhe të hidhej në votim kërkesa e një grupi delegatësh për shtesa në rendin e ditës.
Sigal