Bushati: Zgjedhja e Trump si president i SHBA, çorientoi politikanët në Shqipëri

479
Në emisionin e drejtuar nga Ylli Rakipi, u bë një rezyme e ngjarjeve kryesore që u regjistruan këtë sezon. Të ftuar dy analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati e vunë theksin tek ngjarja më e madhe botërore, ajo e zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve.
Fatos Lubonja – Mendimi im dhe historik është se klasat politike shqiptare, historikisht që nga 1912 dhe këtej, e kanë gjetur legjitimitetin e tyre tek të huajt. Nuk kanë bërëme vërtetë diçka për vendin, që të krijojnëlegjitimitet brenda për brenda vendit, ashtu siçështë krijuar Shqipëria nga Austro-Hungaria dhe ka vazhduar është mbështetur nga Italia, nga Bashkimi Sovjetik, Kina dhe me radhë… Kështu që kjo është një gjendje mendore e klasës politike shqiptare, varësia tek të huajt… ky është thelbi dhe legjitimiteti që krijohet përmes mbështetjes që të japin të huajt. Ështëmë i rëndësishëm ky, se sa legjitimiteti qëfiton me punën tënde. Këtu mund të hyjmëanalizave, janë mungesë ideologjie të partive, që s’ka të majtë dhe të djathtë… por thelbi është ky për mendimin tim. 
Andi Bushati – Pa dashur të përsëris ato qëtha Lubonja, kjo herë kishte edhe një specifikëmë të madhe, sepse ngjarjet që ndodhen nëSHBA, në njëfarë mënyre lëvizën dhe faktorët shqiptarë. Ne pamë që dhe para zgjedhjeve Edi Rama u mundua, duke kujtuar që Trump do të humbiste, u mundua të luante anti-Trump. Ndërkohë për një kohë shumë të gjatëPartia Demokratike nuk foli. Pra, edhe Basha, edhe PD-ja ishte më pro Hillary Klinton se sa Trump. Gjithçka filloj të ndryshojë mbas surprizës Trump dhe fitores së tij në Amerikë. PD-ja u bë pro Trump dhe anti sorosiste dhe Rama filloi të nxihej, si një njeri i Sorosit, si një njeri i pjesës ose i rrjetës oktapodike tëSorosit, që ka shkatërruar në njëfarë mënyre gjithë vendet e lindjes. Dhe këtu pastaj kemi tëbëjmë thjeshtë më një teatër të pabesueshëm. Vetëm mënyra se si aktorët ndërruan rolet nëdy tre muaj, tregon që e gjitha kjo është njëfarsë qesharake. 
Lubonja: Ideologjia e Trump, e ndryshme nga ajo e partive politike në Shqipëri
Fatos Lubonja deklaron se politikat e Trump ndryshojnë nga ato të liderëve politik shqiptarë. Ndërsa Andi Bushati duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se sjellja e politikanëve shqiptarë përballëamerikanëve është qesharake.
Fatos Lubonja – Grotesku është i dukshëm. Unë mendoj ashtu siç tha dhe kryeministri, ideologjia e Trump është e rrezikshme. Dhe nuk pajtohet me ideologjitë e dy partive qëkemi ne në pushtet. Grotesku bëhet pastaj dhe kur kryeministri mbas që ka thënë gjithë ato fjalë, nuk qëndron koherent, por shkon nga mbrapa për të dal në fotografi sa më afër Trump-it kur ai erdhi në pushtet. Sepse sa kohë që mendonte se do të fitonte Klinton,sipas sondazheve, ishte kundër Trump. Problem i madh. Mendoj që Shqipëria do filloj të ngrihet, të ketë një Rilindje, atëherë kur do jetë një klasë politike që më në fund, pas 100 e ca vitesh, do të mbështetet tek populli vet dhe jo tek ndërkombëtarët. Dhe nuk është se nuk kemi shembull edhe pse modest do të thoja unë. Shikoni Albin Kurtin. Ka dal kundër ndërkombëtarëve. Doli partia më e madhe, kundër të gjithëve. Kundra… me problem tëmadh në atë që thotë edhe ka marrë vota mëshumë se të gjithë. Prandaj ajo duhet të lind nëShqipëri. 
Bushati – Jo vetëm një rol i tejkaluar, qesharak, por një rol që tregon se politikanët tanë, janë dhe më poshtë se mesatarja e gjykimit të popullsisë. Se nëse e mbani mend, kur kjo foto u shfaq përherë të parë gjatëfushatës elektorale u duk sikur Lulzim Basha kishte bërë skupën e madh gjatë fushatës. Por, në zgjedhje ajo foto nuk pati fare ndikim. Kjo tregon që shqiptarët nuk mund të gënjehen me karamelet e fotografive qoftë nga Shtëpia e Bardhë, qoftë nga selitë e Brukselit. Ata tëshohin se me ç’ rezultat ti sillesh në politikat që bën në Shqipëri dhe me jo parat që paguan me lupingje për të kapur foto me personalitete botërore. Është e gjitha një gjë qesharake. 
Sigal