Bushati-Venizelos: Do të zgjidhim çështjet e lëna pezull

440
Sigal

TIRANE-  Tirana dhe Athinë deklarojnë se për zgjidhjen e çështjeve pezull mes dy shteteve do të ngrihen komisione të përbashkëta dhe do të lëvizet mbi një bazë të shëndoshë politike. Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare, në kuadër të nje turi vizitash në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.Venizelos, njëherësh zëvendskryeministër i Greqisë, i cili mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë sot vazhdon axhendën e takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit.

ORA 10:35 BUSHATI: KEMI GJETUR GJUHËN E PËRBASHKËT NË PARIM PËR TOPONIMET
Në deklaratat për shtyp e dy ministrave të Jashtëm, Venizelos dhe Bushati u vu re një klimë e mirë bashkëpunimi dhe gadishmërie për të zgjidhur çështjet e lëna pezull mes dy shteteve mbi një bazë të shëndoshë politike duke respektuar të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të dy vendeve dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Ministri Bushati në deklaratën për shtyp me homologun grek tha se është gjetur gjuhë e përbashkët në parim që cështja e toponimve të konsiderohet si cështje me karakter teknik. “Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në parim për të konsideruar çështjen e toponimeve si një çështje e karakterit të qartë teknik dhe si një çështje e cila përsa na takon do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë, duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të dy vendeve, parimet e fqinjësisë së mirë dhe duke i shërbyer qytetarëve të cilët do të korrin benetifet nga ky mirëkuptim mes dy qeverive, i cili do të përkthehet në nivelin teknik nga një marrëveshje më e detajuar”.

ORA 09:30 VENIZELOS TAKOHET MINISTRIN BUSHATI NË MINISTRINË E JASHTME

Rreth orës 09:30 ministri Venizelos nisi takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Në qëndër të takimit Bushati-Venizelos, i cili vazhdon, pritet të jenë marrëdhëniet midis të dy vendeve fqinjë si dhe midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve të saj për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në qershor të këtij viti. Pas pas takimit, dy Ministrat do të bëjnë edhe një deklaratë për shtyp. Venizelos do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet një konferencë për mediat tek Qendra e Informimit të BE-së për rolin e Greqisë si President i Këshillit të Bashkimit Evropian.