Bushati takon Hahn në Davos: 2018 është vit përcaktues për integrimin e vendit tonë drejt Europës

533
Sigal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Davos ku edhe ka takuar komisionerin Johannes Hahn.

Ky takim ka në fokus kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese.

“Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, diskutuam kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese. 2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit europian. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët ”- shkruan Bushati në një status në rrjetet sociale.