Bushati: Sulm frikacak në Nju Jork, mendimet tona me familjet e viktimave

435
Tetë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë mbeten të plagosur gjatë një sulmi mbrëmjen e kaluar në Nju Jork.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave.
“Të trishtuar nga lajmet që vijnë nga Nju Jorku. Mendimet tona janë me viktimat e këtij sulmi frikacak dhe familjet e tyre”, shkruan ministri Bushati në Twitter.
Sigal