Bushati sot interpelancë në Kuvend për ngjarjet në Maqedoni

474
Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë ditën e sotme seancën plenare. Në këtë seancë do të diskutohen 13 projektligje, ku një pjesë e tyre do të miratohen në përfundim të diskutimeve nga deputetët. Një prej tyre është edhe interpelanca e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e thirrur për të raportuar rreth zhvillimeve të kohëve të fundit në Maqedoni. Kërkesa për interpelancë është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda. 
Ja rendi i ditës sot në Kuvend: 
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 28.05.2015. 
2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2015 “Për mediat audiovizive në RSH”.(vazhdon puna në komisione) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
3. Projektligji “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike”. Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale. Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”. (vazhdon puna në komisione) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar””. (vazhdon puna në komisione) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Integrimin Europian Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. (vazhdon puna në komisione) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike të Drejtat e Njeriut Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
7. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9482,datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”,të ndryshuar(vazhdon puna në komisione) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie”. (vazhdon puna në komisione) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”. Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet RSH dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin”. Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës komisioni për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
11. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” (COSME) 2014 – 2020”. Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Integrimin Europian Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit 
12. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014”. 
13. Interpelancë me ministrin e Punëve të Jashtme, kërkuar nga deputetja Mesila Doda, lidhur me zhvillimet tragjike të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni. 
Sigal