Bushati pret homologen: Kroacia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE

574
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një konferencë me homologen e Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric, e cila po kryen një vizitë zyrtare në Shqipëri. Bushati theksoi se raporti me Kroacinë do jetë në nivel më të lartë, ndërsa bëri me dije se mes dy zyrtarëve u firmos një marrëveshje në fushën e mjedisit.
Ndërkohë Buric tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. “Bushati do të jetë muajin tjetër në një vizitë në Kroaci. Jemi partnerë të shkëlqyer, bashkëpunimi i suksesshëm”, tha ministrja. Po ashtu ajo theksoi se Kroacia është aleate dhe mike për Shqipërinë.
“Jemi aleatë dhe miq për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë goxha përparim 2 vitet e fundit. Do mbështesim hapjen e negociatave për integrim. Kroacia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Reforma në drejtësi, e vështirë por e rëndësishme. Do të bëjmë maksimumin tonë për t’iu ndihmuar. Problemet me gjyqësorin duan kohë për t’u zgjidhur”, tha Buric.
Sigal