Bushati: Pranimi i Kosovës në UNESCO, normalizon rajonin

409
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përshëndetur vendimin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në ketë organizatë. Me këtë vendim, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, vendosi t’i rekomandojë Konferencës së Përgjithshme kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në vijim te nismës së propozuar nga Shqipëria. “Republika e Shqipërisë mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe i uron asaj suksese edhe në votimin që do të zhvillohet në fillim të muajit nëntor 2015, në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Ministria e Jashtem duke besuar se Kosova do të marrë mbështetje në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, shprehet më tej se, mbështetja e Kosovës nga Konferenca e Përgjithshme do të përbente një mesazh inkurajues për procesin e normalizimit te mëtejshëm të marrëdhënieve në rajonin tonë. Ndërsa, vetë Bushati në një postim në Facebook falenderoi rrjetin e diplomatëve që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me përkushtim e këmbëngulje për arritjen e këtij objektivi të qenësishëm.
Sigal