Bushati: Politikat energjitike nga më problematiket në Europë

500
“Në Evropë, politikat energjetike renditen tashmë mes problematikave më të rëndësishme siç janë siguria, demokratizimi dhe migracioni”.- ky ka qene konstatimi i Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një vizite në Dubrovik në një konferencë kushtuar sigurisë energjetike.
Në fjalën e tij tha Bushati siç kanë treguar në mënyrë konsistente konfliktet në Lindje the në Jug, siguria energjetike është transformuar në një prej parametrave gjeopolitikë më të rëndësishëm të influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor” nënvizoi Bushati.
Duke iu referuar projekteve të ndryshme që janë prezantuar ndër vite si thelbësore për diversifikimin e burimeve energjetike në Evropë, Ministri Bushati insistoi mbi faktin se,
“përveç gazsjellësit TAP, projektet e tjera janë ende virtuale dhe përdoren si instrumente influence politike duke krijuar paqartësi në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në Evropën Juglindore”.
Këto paqartësi kërkojnë një qasje të strukturuar nga BE-ja dhe SHBA-ja për të ndërlidhur ishujt energjetikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për të mbështetur financiarisht përpjekjet aktuale të rajonit për të realizuar projekte infrastrukturore konkrete” u shpreh Ministri Bushati.
Forumi Kroat i Dubrovnikut u përshëndet nga krerët më të lartë të Kroacisë, krahas Ministres Kroate, Vesna Pusic, Ministrit Italian, Paolo Gentiloni, Komisionerit Evropian për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Cañete dhe te dërguarit të posaçëm të Departamentit të Shtetit për Politikat Ndërkombëtare të Energjisë, Amos Hochstein.
– See more at: http://shqiptarja.com/Diplomaci/2713/bushati-politikat-energjitike-nga-me-problematiket-ne-europe-303796.html#sthash.T8LacPMd.dpuf
Sigal