Bushati: Nuk është Ministri që përcakton cili është mandati i OSBE

448
Për herë të parë që pas publikimit dy ditë më parë të shkresës së Ministrisë së Jashtme ku kërkonte reduktim të rolit të OSBE në vendin tonë, ka ardhur dhe reagimi i Ministrit, Ditmir Bushati.
Sipas tij nuk është Ministri që përcakton rolin e OSBE, por së ndër vite mandati i saj ka ndryshuar.
Bushati foli dhe për ngërçin e krijuar mes Presidentit dhe qeverisë lidhur me Ambasadorin shqiptar në selinë qëndrore të OSBE në Vjenë.
Sipas tij, Ministria me kërkesën drejtuar Ambasadorit Spiro Koçi për tu kthyer në atdhe brenda datës 1 tetor, nuk tenton ti marrë kompetenca Presidentit por të zbatojë ligjin.
Ministri i Jashtëm konfirmoi edhe njëherë se qeveria shqiptare nuk është në negociata për pranimin e azilantëve nga Siria. Deklaratat Bushati i bëri pas mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.
Sigal