Bushati në Romë për Call Center: Grup i përbashkët për evidentimin e rrugëzgjidhjes

449
Sigal

Ministri i
Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook
bën me dije se gjatë vizitës që po zhvillon në Romë është takuar me homologun e
tij Paolo Gentiloni me të cilin ka diskutuar edhe rreth çështjes së
shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit, atë të call centro. Sipas Bushatit,
bashkë me homologun e tij ranë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për
evidentimit të rrugëve të zgjidhjes.

“Në Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo
Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve
dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë
dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të
zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë në
rrugën tonë drejt BE-së”, shkruan Bushati.