Bushati në Rodos të Greqisë, MEPJ: Do takohet me Kotzias për dialogun mes vendeve

152

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet në Rodos të Greqisë, lidhur me sfidat e sigurisë në Mesdheun Lindor, ku marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve midis dy brigjeve evropiane dhe arabe të rajonit të Mesdheut.

Gjatë fjalës së tij. Bushati u ndal tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve, në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë dhe nënvizoi nevojën e një bashkëpunim të përforcuar dhe kreativ për të përballuar sfidat e sigurisë, të cilat janë prezente për një kohë të gjatë.

“Kemi një dinamikë të re për çështjet e migracionit pasi burimet e konfliktit nuk janë adresuar ende, por për fat të keq egoizmi po mbizotëron në trajtimin e kësaj çështje duke e vendosur solidaritetin aq shumë të nevojshëm në plan të dytë”, nënvizoi ministri.
35776200_449989025426939_1455586398257020928_n
Për kreun e diplomacisë shqiptare, politika e jashtme ka një lidhje të natyrshme me historinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Por”, vijoi ai,- “është koha që në përballimin e sfidave të sigurisë te demonstrojmë se politika e jashtme udhëhiqet nga disa vlera të përbashkëta morale”. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve.