Bushati mesazh ngushëllimi për Demirel: La gjurmë në historinë e Turqisë

70
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të IX-të të Turqisë, të ndjerin Sulejman Demirel.
“Lajmi i dhimbshëm për ndarjen nga jeta të një prej figurave që ka lënë gjurmë të thella për disa dekada në zhvillimet në vend dhe në historinë e afërt politike të Turqisë mike, Presidentit të IX-të të saj, Sulejman Demirel, më ka hidhëruar së tepërmi. 
Ky politikan babaxhan e burrë shteti, i cili për mbi një gjysmë shekulli ka luftuar e qëndruar krah konsolidimit të demokracisë dhe zhvillimit e përparimit të vendit të tij, do të kujtohet nga ne shqiptarët edhe për ndjenjat më të afërta e miqësore që ka bartur e përçuar për mbarë shqiptarët, për rolin e rëndësishëm e kontributin e veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve tanë në momente tejet të vështira. Ngushëllimet më të ndjera për familjen, autoritetet e mbarë popullin turk! U prehsh në paqe i dashur President Demirel!”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Bushatit.