Bushati: Konferenca e Berlinit sinjal për investimet gjermane

487
Sigal

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka pranuar se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian. Shefi i diplomacisë shqiptare ka raportuar në Komisionin e Jashtëm, ndërsa ka theksuar se pavarësisht këtij fakti është e rëndësishme që të mbahet gjallë procesi i integrimit. Samitin e NATO-s  në Wales dhe konferencën e Berlinit Bushati e ka cilësuar si dy ngjarje të rëndësishme. ”Samiti i Berlinit u zhvillua në një moment të rëndësishëm. Është një sinjal inkurajes për investimet gjermane në Shqipëri. Në konferncën e Berlinit u fol për projekte konkrete”, dekalroi Bushati në Komisionin e Jashtëm. Ai theksoi se ideja për Korridorin e Kaltër apo Jonian po fiton terren.