Bushati: Ja vendi anëtar i BE-së që na zhgënjeu për Kosovën

508
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka quajtur një rezultat zhgënjyes votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në këshillin e këtij institucioni. 
“Unë di që në vendin tonë është kthyer një praktikë dhe modë që kur ka fitore askush nuk penalizon fitoren dhe relativisht kur nuk ka rezultate që dëshirohen gjithmonë ka një ngut për të shigjetuar dhe gjetur përgjegjësit. Por mund të them që është rezultat zhgënjyes për shkak se për tre vota Kosova nuk arriti të bëhej anëtarë e UNESCO-s. Por ky është një votim që konsolidon aleancën strategjike të shqiptarëve me Perëndimin. Ky është një votim që mendoj se do ta vendosë në pozitë më të menduar edhe vetë BE-në për të qënë më kushtëzues ndaj Serbisë, dhe për të qënë më eficcent në partneritete reale në rajonin tonë për të evituar në ccdo rrethanë kthimin e rajonit tonë në një zonë të influencave të ndryshme”, tha Bushati. Duke komentuar votimin, ministri i Jashtëm shqiptar tha ai ishte një pasqyrë e rrethanave dhe përplasjeve gjeopolitike, që “për fat të keq kanë disa kohë që janë prezente dhe në Ballkan”.
Sigal