Bushati i përgjigjet Blushit: Përdore cinizmin ndaj emigrantëve

198
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi pas deklarateve për dekoratën e Ramës në Paris.

Bushati i tha Blushit se foli në mënyrë cinike ndaj emigrantëve.

Bushati: Shpresoj shumë që të ketë qenë një cinizëm nga pakujdesia mënyra si i kualifikove emigrantët shqiptarë. Të kam dëgjuar këtu që ke derdhur lot krokodile, se pse nuk i jepet e drejta e emigrantëve për të votuar.

Gjuha paragjykuese, gjuha cinike ndaj tyre është e papranueshme në këtë sallë sepse bëhet pjesë e lojërave politike në mënyrë të padrejtë.