Bushati: Brenda një dekade, Shqipëria bashkohet me BE

504
Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen me Bashkimin Evropian brenda një dekade, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për agjencinë prestigjioze të lajmeve, Reuters, duke folur mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë se “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”. ”Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë”, tha ai. ”Nuk ka alternativë tjetër veçse ajo e anëtarësimit në BE”, theksoi Bushati. Ministri Bushati e ka bërë këtë intervistë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë së Mynihut. Ndërkohë artikulli i “Reuters” i kushton një vëmendje edhe takimit mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me kancelaren Angela Merkel, ku kjo e fundit premton se do të përpiqet të përshpejtojë procesin, ndonjëherë të ngadalshëm, të zhbllokimit të fondeve të BE-së të destinuara për Ballkanin. “Ne evropianët nganjëherë kemi nevojë për shumë kohë. Kjo nuk është domosdoshmërish një çështje se sa, por sa kohë duhet”, tha Merkel, duke vënë në dukje procedurat e gjata të planifikimit të projekteve të tilla si ndërtimi i autostradës, që mund të shqetësojë vendasit.
Sigal