Bushati: Bashkëpunimi, përparësi për negociatat

533
Nga Brukseli Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përsëriti mesazhin e kryeministrit Rama, që opozita dhe qeveria të bëhen bashkë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bushati tha se vendi është shumë pranë hapjes së negociatave, por për t’i dhënë dorën e fundit duhet që palët të dalin mbi çdo sherrnajë. “Me ministrat e vendeve të BE dhe kandidatëve diskutuam për zgjerimin. U rikonfirmua një mbështetje për politikën e zgjerimit, për procesin e reformave, kryesisht reformën në drejtësi dhe hapat e parë me Vetingun, luftën kundër krimit dhe kultivimit të drogës për rolin e Shqipërisë për qartësinë strategjike e linjëzimit të politikës së jashtme dhe për faktin që Shqipëria është më afër se kurrë, një vendimmarrje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Puna nuk ka përfunduar, duhet të nxiten të gjitha forcat parlamentare për të vijuar reformat dhe për të hequr të gjitha pengesat, sepse procesi i vendimmarrjes për bisedimet është dhe duhet të përbëjë një përparësi kombëtare dhe duhet të dalë mbi çdo sherrnaje politike” deklaroi ai.
Sigal