Bushati: Basha të ikë, u mor me ‘lulëzimin’ e PD-së, jo të Tiranës

511
Sigal

Tiranë – Prej disa ditësh PS-ja ka akuzuar Kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën se po betonizon Tiranën me lejet që lëshon nga Bashkia e Tiranës. Edhe sot Sekretari Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati ka dalë sërish në Parkun e Liqenit, për të denoncuar betonizimin e një pjese të tij me leje të dhëna nga Bashkia e Tiranë. Ai deklaroi se, deri më sot është marrë vetëm me “lulëzimin” e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës, arsye për të cilat ai duhet të largohet nga ajo detyrë dhe t’ i hapë rrugën një njeriu që do të merret siç duhet me kryeqytetin.  “Kryebashkiaku Basha, – tha Bushati, – një nga gënjeshtrat që ka thënë ka qenë se nuk do të lejonte pallate në parkun e Tiranës; se do të ishte Kryebashkiak dhe nuk do merrej me politikë, po ashtu, që nuk do bënte betonizim.

Mirë do të ishte, – tha Bushati, – që të vazhdonte vesin e tij të gënjeshtrës sepse në këto vite nuk ka bërë asnjë punë, është marrë vetëm me lulëzimin e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës. Sot të mbajë fjalën si burrë dhe të dorëhiqet nga ajo detyrë, që t’ i hapë rrugë qytetarëve të zgjedhin njeriun që u duhet për punë.”