Bushati: Basha dështoi me ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave të reja

485
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaron se problem i Tiranës në këto 4 vjet ka qënë Lulzim Basha dhe dështimet e tij që nga projektet më modeste e deri te ato më komplekset.
Sipas tij, Basha ka dështuar me rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet duke iu mohuar nxënësve të kryeqytetit shkollimin në kushtet më të mira.
“Për vitin 2013 plani i Lulit parashikonte ndërtim dhe rikonstruksion për plot 19 shkolla me një faturë financiare prej 16 milion e 600 mijë dollarësh. Vuri në dispozicion të këtij projekti për vitin 2013 vetëm 890 mijë dollarë prej të cilave arriti të realizojë vetëm 285 mijë dollarë investime. Pra, arriti të realizojë vetëm 1.7% të projektit! Me këto ritme Lulzim Basha duhet të rrinte kryetar bashkie edhe për të paktën edhe 20 mandate për të mbajtur premtimin e bërë me aq bujë në vitin 2011”, thotë Bushati.
Më poshtë deklarata e plotë e Bushatit:
Lulzim Basha ka dështuar në çdo aspekt të punës së tij, qoftë në projektet e mëdha që sipas tij do të transformonin kryeqytetin, qoftë në projektet më modeste që janë pjesë organike e punës së çdo bashkie.
Premtoi se do të eleminonte mësimin me dy turne në shkollat e kryeqytetit dhe se fëmijët do të shkolloheshin në kushte të mira me klasa me më pak se 30 nxënës. Premtoi se do t’i realizonte këto premtime duke ndërtuar shkolla të reja dhe duke rikonstruktuar shkollat ekzistuese.
Por çfarë ka bërë realisht?
Për vitin 2013 plani i Lulit parashikonte ndërtim dhe rikonstruksion për plot 19 shkolla me një faturë financiare prej 16 milion e 600 mijë dollarësh. Vuri në dispozicion të këtij projekti për vitin 2013 vetëm 890 mijë dollarë prej të cilave arriti të realizojë vetëm 285 mijë dollarë investime.
Pra, arriti të realizojë vetëm 1.7% të projektit!
Me këto ritme Lulzim Basha duhet të rrinte kryetar bashkie edhe për të paktën edhe 20 mandate për të mbajtur premtimin e bërë me aq bujë në vitin 2011.
Lulzim Basha ka vetëm një refren për dështimin e tij: më ka penguar qeveria duke mos më dhënë fondet e nevojshme. E vërteta në fakt është krejt ndryshe. Mjafton të kujtojmë se vetëm për vitin 2013 Lulit i mungojnë plot 40 milionë dollarë metë cilat do të kishte zgjidhur njëherë e mirë qoftë problemin e mësimeve me dy turne, qoftë problemin e mbipopullimit të klasave!
Sot qytetarët e Tiranës e dine që problemi i Bashkisë së Tiranës në këto 4 vjet ka qenë Lulzim Basha. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta rikthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur. 
Sigal