‘Burri dhe papagalli’, deputeti i PD-së reagon për votën kundër SHBA, tregon një anekdotë

699
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është bashkuar reagimeve, duke kritikuar qeverinë lidhur me vendimin e kësaj të fundit për votën e saj kundër propozimit për mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Demokrati ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një Anekdota, ku flitet për një burrë dhe një papagall që ishin në një avion.
“Kjo Anekdota e vjetër, mu kujtua mbrëmë kur dëgjoja “justifikimin” e zëdhënësve të liderit botëror se edhe vende të BE votuan kundër SHBA”, shkruan Paloka.
POSTIMI I PALOKËS
Ne avion, qellojne prane si pasagjere nje burre qe ishte per here te pare dhe nje papagall qe udhetonte shpesh. Duke qene pa eksperience, burri i kerkon papagallit qe ta orientoje ne veprimet qe duhej te bente gjate udhetimit.
Pas pak kohe, I merzitur qe nuk sherbehej, papagalli fillon te shaje antaret e ekuipazhit deri sa arriti te terheqe vemendjen e tyre. Duke pare papagallin edhe burri fillon te bej potere qe te sherbehej njesoj. Ne nje moment, nje nga antaret e ekuipazhit shkon dhe i kercenon: ne se vazhdoni keshtu, do ju hedhim fare nga avioni.
Papagalli nuk deshi tja dinte dhe vazhdoi edhe me keq. Duke pare papagallin edhe burri e shtoi poteren.
Pas pak vijne disa antare te ekuipazhit, i marrin e i hedhin te dy nga avioni.
Burri duke rene i drejtohet papagallit: “c’me bere ? -i thote
Po ti o ko**- i thote papagalli- kur nuk di te fluturosh cfare…pate qe u krruajte.
Kjo anektode e vjeter, mu kujtua mbreme kur degjoja “justifikimin” e zedhenesve te liderit boteror se edhe vende te BE votuan kunder SHBA.
Sigal