Burrel, Rama:Vota e 21 qershorit për të pasur një Bashki edhe më të fortë

466
BURREL – Kryeministri Rama gjatë prezantimit në Burrel të kandidaten për Adelina Farricin Bashkinë e madhe të Matit, deklaroi se : Vota e 21 qershorit nuk është për partitë partiake, por për të pasur një Bashki edhe më të fortë.
Duke rikonfirmuar Adelina Farricin, Rama u shpreh se me gratë shkohet në drejtimin e duhur.
“Kjo meriton të quhet bashkia e Matit, për ti rikthyer shkëlqimin e një historie me vlera… Adelina është shembull suksesi kombëtar, jo vetëm këtu në Burrel, por shembull për ti dhënë më shumë mbështetje grave…Po qe puna për drejtimin e duhur gratë nuk gabojnë. Nuk thotë kot populli do për muhabet shko ulu me burra, io punë, vetëm me gratë” – tha aRama 
Duke mos kursyer batutat kreu i qeverisë u shpreh: “Gra dhe vajza, nëpër shtëpi mos i lini burrat në drejtimin e gabuar”.
Duke iu drejtuar banorëve të Burrelit, kryeministri shtoi se, “Edhe ju para Adelinës kishit ca burra që s’ju bënë asgjë, pastaj zgjodhët një grua dhe jeni në drejtimin e duhur, të cilin duhet ta shpërndajmë në gjithë Matin”.
Sigal