Burime nga Konferenca e Kryetarëve: Të enjten s’do ketë seancë parlamentare

421
Sigal

Ditën e enjte nuk do të ketë seancë parlamentare. Të paktën kështu bëjnë të ditur burime nga mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve. Mësohet se në mbledhje diskutua për kalendarin e punës në Kuvend, ndërsa raportohet se u kërkua më shumë kohë për projektligjet që do kalojnë në komisione.
Kështu, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka theksoi që procesit zgjedhor duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje.
“Komisioni i reformës zgjedhore të mbajë përgjegjësi. Të zbatohet numërimi elektronik në zgjedhje.”, tha Paloka. Ndërkohë, pas diskutimeve, u ra dakord që të shtyhet me një muaj kohë afati për Komisionin Hetimore.