Burg qytetarit që gjuajti Edi Ramën me këpucë, reagon bashkëshortja

592
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë qytetarin që gjuajti me këpucë ndaj kryeministrit Edi Rama. Fjala është për shtetasin Ilias Sketiraj.

Gruaja e tij tha se ishin banorë prej 20 vitesh të Unazës së Re dhe se janë në proces legalizimi. Si shumë banorë të tjerë ajo deklaroi se ka paguar taksat ndërsa akuzoi policinë se i ka dhunuar burrin dhe fëmijët.

“Kemi mbi 20 vite te Unaza e Re. Jemi ne proces legalizimi. Kemi paguar taksat. Policia më ka dhunuar burrin e fëmijët”, tha gruaja e Sketirajt.

Episodi ndodhi më 22 nëntor në Spitalin e Traumës ku kryeministri Edi Rama kishte shkuar për të parë gjendjen e polices së dëmtuar më rëndë Ina Nuka por edhe të efektivëve të tjerë. Pasi doli nga spitali, Sketiraj bashkë me banorë të tjerë që kishin të afërmit në spital hodhën thirrje e akuza ndaj tij. Më pas Sketiraj qëlloi me këpucë në drejtim të kryeministrit. Pas kësaj ai u ndalua nga policia.