Bulqizë, morën materialet zgjedhore në makinë, ndalohen kryetari dhe sekretari

468
Policia e Dibrës ka ndaluar 2 persona, kryetarin dhe sekretarin e komisionit të qendrës së votimit nr.1067, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në Bulqizë, ku automjeti i qendrës së votimit nr. 1067,që po transportonte materialet zgjedhore për në VNV, u bllokua nga një grup simpatizantësh me disa mjete, me pretekstin se janë prekur kutite e votimit. 
Shtetasit Vebi .T. Gjini, 51 vjeç, banues në fshatin Gjuras, rrethi Bulqizë dhe Rrushdi .Xh. Sula, 46 vjeç, banues në fshatin Gjuras, rrethi Bulqizë i ndaluan pasi dyshohen për “Shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas dyshohen se kanë transportuar materialet zgjedhore, nga qendra e votimit për në KZAZ ¬Bulqizë me një automjet privat, të paautorizuar nga KZAZ Bulqizë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Sigal