Bulevardi i ri i Tiranës, Veliaj: Kthim tek projekti origjinal

430
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar sot nisjen e punimeve në zonën tek lumi i Tiranës.Gjatë këtij inspektimi, Veliaj ka shpallur edhe rikthimin e bashkisë së kryeqytetit tek projekti fillestar për bulevardin e ri të Tiranës.
“Zona e lumit dhe bulevardi i ri do të kthehen në zona rezidenciale dhe tregtare. Po negociojmë me kompaninë britanike për t’u kthyer në idenë origjinale për bulevardin, e cila nënkupton një park qëndror në mes të zonës”, ka deklaruar Veliaj. Ai ka dhënë garancinë e tij, se brenda mandatit të parë kjo zonë do të kthehet ndër më të lakmuarat në kryeqytet.
Sigal