BujarLeskaj: Marrëveshja me CEZ shkaktoi dëmin 479 milionë euro, përgjegjës Avokati i Shtetit

413
Sigal

 

Gazeta Telegraf/


Kontrolli i Lartë
i Shtetit raportin në komisionin hetimor parlamentar

 

Bujar Leskaj,
kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka raportuar dje në komisionin hetimor
për marrëveshjen e CEZ ku ka thënë, se KLSH ka audituar procedurat e ndjekura
për marrëveshjen ku është konstatuar, se është shkaktuar një dëm prej 479
milionë eurosh. Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditime
profesionale por ekspertët e këtij institucioni nuk auditojnë zbatimin e
politikave. Ai ka shtuar, se ka pasur shkelje të rënda procedurale, të cilat
nuk u morën parasysh nga kunsulentët ndërkombëtarë. “Audituam procedurat.
Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë qenë profesioniste. Ne nuk
bëjmë politika, por auditojmë zbatimin e tyre. Audituam procedurat negociatat,
strategjinë e grupit të punës. Kemi audituar korrespondencën mes
institucioneve, si dhe dy konsulentëve ndërkombëtarë. Audituam edhe pasqyrat
financiare të CEZ dhe KESH. Janë shkaktuar shkelje të rënda proceduriale, nuk u
morën parasysh opinionet e konsulentëve ndërkombëtarë. U shkaktua një dëm prej
479 milionë eurosh. Si pasojë e marrëveshjes, shteti shqiptar do përballet me
humbje dhe në të ardhmen”, ka thënë Leskaj. Lidhur me procedurat e
marrëveshjes, Leskaj ka shtuar se duhet të ngrihet një komision parlamentar për
shqyrtimin e tyre dhe pasojave që kanë shkaktuar. Sa i përket kallëzimit të
bërë, ai ka thënë se prokuroi i çështjes e ka pushuar çështjen.“Procedurat e
marrëveshjes u keqmenaxhuan dhe u neglizhuan. Të ngrihet një komision
parlamentar për shqyrtimin e procedurave dhe pasojave. Kemi bërë kallëzim penal
për shkeljet e rënda në marrëveshjen me CEZ për shpërdorim detyre nga Ministri
i Energjetikës. Prokurori i çështjes ka pushuar çështjen në kundërshtim me
ligjin. Kemi bërë ankimim në Gjykatën e Lartë për vazhdimin e çështjes”, tha
ai.