Bujar Nishani priti një përfaqësi studentësh të Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë

424
Sigal

Dje Presidenti Nishani priti një përfaqësi studentësh të Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë. Zoti Nishani shprehu vlerësimet e Tij ndaj gjithë resurseve shqiptare kudo në Botë, sidomos të rinjve që studiojnë jashtë vendit, pasi ata luajnë një rol të jashtëzakonshëm në përmirësimin e imazhit të vendit në hapësirat ku jetojnë. Në vijim, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kthimit të trurit të arsimuar jashtë vendit në Shqipëri si një mundësi akoma më e madhe për rritjen e performancës dhe hapjen e mëtejshme të institucioneve shqiptare drejt kapaciteteve njerëzore të kualifikuara. Në vijim, Presidenti Nishani u ndal në prezantimin e një ndër iniciativave të fundit të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe që ka të bëjë më Rrjetin e Miqve të Shqipërisë. Kjo nismë, u shpreh Kreu i Shtetit, synon të forcojë bashkëpunimin me resurset njerëzore që ne kemi jashtë vendit dhe ku padyshim studentët luajnë një rol kryesor. Është një mundësi mjaft e mirë, vijoi më tej Presidenti Nishani, që secili prej jush të mund të japë kontributin e tij pozitiv për vendin dhe kjo përmes komunikimit të dyanshëm, organizimit të aktiviteteve që synojnë promovimin e figurave të shquara që janë miq të Shqipërisë, si dhe trajtimit institucional të problematikave me të cilat ndeshen sot qytetarët shqiptarë dhe studentët në vendet ku ata jetojnë dhe që kërkojnë ndërhyrje nga ana e institucioneve shqiptare. Presidenti i ftoi studentët që të bëhen pjesë e eksperiencave dhe bashkëngjitjes pranë administratës së Presidentit të Republikës në periudha të ndryshme të vitit