Bujar Nishani: Komisioni hetimor ndaj Metës, një turp politik

504
Sigal

Ish-Presidenti Bujar Nishani e cilëson komisionin hetimor ndaj Presidentit Ilir Meta, “një turp politik”. Në një intervistë televizive, Nishani shprehet se nisma e mazhorancës nuk asnjë bazë ligjore, por mbështetet vetëm në qëllime politike.
Ish-presidenti ka folur dhe për arritjen e një marrëveshje politike mes palëve për t’i dhënë fund krizës.
Nishani shprehet se “marrëveshja nuk duhet të jetë mes dy individëve” duke nënkuptuare se një pakt Rama-Basha do të krijonte shumë debate.
“Platforma e opozitës është një zgjidhje për situatën. Opozita s’ka për qëllim marrëveshje mes 2 njerëzve. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Platforma domosdoshmëri për të rivendosur shtetin e së drejtës. Marrëveshja duhet të mbështetet në platformën e opozitës, e cila do t’iu kthejë besimin qytetarëve. Nëse Rama s’pranon platformën, do ketë reagim të fuqishëm”, ka deklaruar Nishani.