Bujar Nishani fton të interesuarit për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë

433
Sigal

Presidenti Bujar Nishani, njoftoi dje, nisjen e procedurave për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, duke përcaktuar kriteret dhe afatet ligjore për kandidatët. “Në vijim të procedurave të cilat filluan më datë 10 tetor 2013, për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë”,-thuhet në njoftimin për mediat. Afati për të paraqitur kërkesat, fillon ditën e hënë, datë 24 mars 2014  dhe përfundon ditën e premte, datë 4 prill 20”,-thuhet ndër të tjera. Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë:

1-Kërkesë me shkrim;

2-Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);

3-Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.. 4-Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Shënim: “Dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në shpalljen e parë (10 tetor 2013) për këto 2 vende vakante, emrat e të cilëve  janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit me njoftimin e datës 28 tetor 2013, është i vlefshëm”,-përfundon njoftimi.