Bujar Nishani dhe Edi Rama, mirëpresin Kryeministrin e Bullgarisë

465
Sigal

Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani mirëpriti sot në Institucionin e Presidentit në një ceremoni zyrtare, homologun e tij, Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev. Pas ceremonisë së mirëseardhjes Presidentët Nishani dhe Plevneliev zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi dypalësh në krye të delegacioneve zyrtare përkatëse. Në vijim të takimit dy Presidentët dhanë nga një deklaratë për shtyp si dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të shumtë të pranishëm. Ne fjalën e tij Presidenti i vendit është shprehur se si kryetar i shtetit mbështet çdo reformë që përmirëson sistemin e drejtësisë, por jo kontrollin e drejtësisë.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka pritur gjithashtu, në takim Presidentin e Bullgarisë. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, u shpreh vullneti reciprok për t’i zgjeruar e thelluar më tej këto marrëdhënie, veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë. Gjithashtu, nga ana e tij kreu bullgar ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për punën e bërë nga kryeministri shqiptar.