Bujar Nishani: Debati për kryetarin zhvendos debatin real

584
Bujar Nishani është shprehur në ABC News se nuk ka ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.
Sipas tij, ky debat e zhvendos debatin real që është keqqeverisja.
Mirela Milori: Keni thënë që nuk keni ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike, por është një shprehje “never say never”, kurrë mos thoni kurrë ?
Bujar Nishani: “Ndoshta ky nuk është rasti. Jam pyetur gjithmonë nga gazetarët, ndoshta kjo prej një profili që kam mbajtur në jetën publike, dinamik edhe e kam thënë gjithmonë atë që kam dashur pa pretenduar se ajo ishte më e drejta dhe vendimi më i mirë, por kam thënë dhe kam bërë atë që kam besuar realisht.Por edhe njëherë duhet ta përsëris. Partia Demokratike e ka një kryetar e ka të zgjedhur në mënyrë legale me mbështetje masive. Nuk ka kontestim nuk ka një vakancë, nuk ka një përplasje. Unë besoj se debati për kryetarin e zhvendos debatin real që është sot keqqeverisja”
Sigal