Bujar Leskaj rikthehet si kryetar i KLSH-së/ Ja arsyet

160

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj pas përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij organi të rëndësishëm ia kishte deleguar detyrat zv.kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos.

Por me një vendim të bërë publik ditën e sotme, provohet se Leskaj do të vazhdojë të jetë kryetari i KLSH-së, deri në momentin kur ai të zëvendësohet nga një drejtues i ri.

Në vendimin e firmosur prej tij shkruhet se zv.kryetarja e KLSH-së, Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave të kryetarit për arsye personale.

Ndërkohë që Leskaj thekson se për të garantuar vijueshmërinë e punës, do të qëndrojë në këtë funksion deri në zëvendësimin e tij.

‘Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).

2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare’, thuhet në vendimin e kreut të KLSH

Image