Bujar Leskaj: Marrëdhënia KLSH-Parlament duhet të hyjë në një fazë të re

411
Në 24 mars, në kuadër të projektit të binjakëzimit IPA “Forcimi i Kapaciteteve Audituese të Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri”, u zhvillua Seminari mbi “Marrëdhëniet SAI-Parlament”. Në këtë seminar morën pjesë: z.Wojciech Kutyla, Drejtues i Projektit IPA dhe zv/president i Zyrës së Auditimit të Polonisë; Zv/Kryetari i Kuvendit te Shqiperise z.Edmond Spaho, znj.Janet St.Laurent, Drejtoreshë e Qendrës së Ekselencës në Auditim të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA-së, Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financë të Parlamentit të Kosovës, z.Naser Osmani, Nënkryetari i Komisionit për Mbikëqyrje Financiare të Parlamentitt të Kosovës, z.Ali Osmani, Akademiku dhe sekretari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat të Parlamentit, Prof.Dr. Anastas Angjeli, perfaqesues tw Zyres kombetare teauditimit te Kosoves,përfaqësues të botës akademike, profesionistëve të fushës dhe shoqërisë civile si Prof. Dr. Aurela Anastasi, Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof.Dr. Sazan Guri si dhe ekspertë të NIK-ut polak.
Pjesëmarrja reflektoi qëllimin e analizimit të marrëdhënieve KLSH-Parlament, bazuar në këndvështrimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Parlamentit, akademikëve, profesionistëve të fushës, shoqërisë civile për ta konsoliduar më tej këtë marrëdhënie bazuar në praktikat e mira europiane, si e NIK-ut Polak dhe eksperiencës amerikane.
Në prezantimin e marrëdhënieve KLSH -Parlament, Kryetari z.Bujar Leskaj vuri në dukje marrëdhëniet e mira te bashkepunimit që ka KLSH me Parlamentin dhe Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Ky bashkepunim u evidentua vecanerisht me miratimin e ligjit të ri integral të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një ligj që inkorporoi standardet e INTOSAI-t në auditimin e jashtëm në Shqipëri dhe që përforcoi pavarësinë e institucionit.
Marredheniet KLSH-Komision duhet te kalojne ne nje faze te re, ate te ndjekjes dhe zbatimit te rekomandimeve te KLSH-se, cka kerkohet edhe ne rekomandimet e Progres Raporteve te BE-se per Shqiperine.
Diskutimet u fokusuan mbi atë se SAI-t nuk janë përgjegjësit e vetëm për ndjekjen e rekomandimeve. Parlamenti, si hallkë e rëndësishme e “trekëndëshit” të llogaridhënies (Parlament-SAI-Ekzekutiv), luan një rol të rëndësishëm në amplifikimin e zbatimit të rekomandimeve duke rritur llogaridhënien e qeverisë përmes shfrytëzimit të mekanizmave të tillë si komisionet apo interpelancat. Seminari theksoi se puna e një SAI është punë integrale e vetë Parlamentit, e parë kjo në këndvështrimin e formulës se “SAI është agjent i Parlamentit”. Si e tillë, ndjekja e rekomandimeve shtron detyra edhe për vetë Parlamentin dhe projektimi i rekomandimeve nga vetë Parlamenti e adreson punën audituese drejt transparencës dhe llogaridhënies, duke ndikuar kështu ne permiresimin e menaxhimit te fondeve publike.
Sigal