Brunilda Paskali: Jap dorëheqjen nga posti i Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës

998
Deklarata për shtyp e N/Kryetares së Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali 
Paskali: Vendim i marrë duke reflektuar me përgjegjshmëri pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Bashkiak 
Paskali: Bashkëpunimi institucional në shërbim të qytetarëve u zëvendësua me partneritetin individual 
Paskali: Dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimin politik të LSI
Paskali: Misioni në opozitë i LSI, më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, përkushtimi e detyrimi përkrah qytetarëve 
Paskali: Falënderim i veçantë për grupin e Këshilltarëve të LSI me të cilët kemi ndërmarrë nisma të rëndësishme në interes të qytetarëve të Tiranës
Jam në këtë komunikim publik për t’ju bërë me dije dorëheqjen time nga posti i Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Ky është një vendim politik i marrë duke reflektuar me përgjegjshmëri pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të të gjitha detyrimeve që Bashkia ka ndaj tyre, u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Misioni në opozitë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe detyrimi përkrah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar Lëvizjes Socialiste për Integrim përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.
Gjatë këtyre 2 viteve jam përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit tim dhe këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen.
Një falënderim i veçantë shkon për grupin e Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim me të cilët gjatë këtyre 2 viteve kemi ndërmarrë nisma të rëndësishme në interes të qytetarëve të Tiranës.
Faleminderit!
Sigal