Brukseli kërkon të shpëlajë largimin e ambasadorit Ettore Sequi nga Tirana

495
Sigal

Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të BE-së, kanë gjeneruar një skemë të thjeshtë korrupsioni në Shqipëri

Kohët e fundit ka pasur një reagim të fuqishëm nga mediat shqiptare për përjashtimin që Bashkimi Europian i bëri ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe rrethit të tij të ngushtë klientelist, të akuzuar dhe lakuar për korrupsion sistematik me donacionet e Brukselit në Shqipëri. Ettore Sequi, iu hoq e drejta e menaxhimit të fondeve të BE-së për Shqipërinë, për shkak të abuzimeve që u bë me fondin prej 64 mln euro, i cili u akordua nga BE për zbatimin e 12 projekteve në vend. Marrëveshja financiare për miratimin e programit IPA 2013 me BE-në, u firmos nga ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Në saj të kësaj marrëveshje  Shqipëria do të përfitojë një Grant me një shumë totale prej 64 232 000 euro për zbatimin e 12 projekteve. Por e vërteta është se, këto fonde nuk janë konvertuar në programet që janë caktuar si ndihmë ndaj shoqërisë civile, pasi faktet flasin se, janë bërë abuzime të mëdha, për të cilat shoqëria civile nuk ka reaguar. Ndërkohë që, në Parlament flitet në mënyrë të papërgjegjshme, familjet rome janë ende jashtë, njerëzit janë po aq të varfët. Sipas të dhënave abuzimet me donacionet e BE, janë bërë në bashkëpunim me një rreth klientele të përbërë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, bashkëshortja e tij, Marta Onorato, Remzi Lani, disa universitete private, si dhe disa shoqata. Sipas një të përditshme të botuar para pak kohësh, hallka e zinxhirit të korrupsionit lidhet me menaxhimin e donacioneve të BE nga organizatat në Shqipëri, shumica e të cilave fantazmë dhe inekzistente. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Bashkimit Europian, kanë gjeneruar një skemë të thjeshtë korrupsioni në Shqipëri. Ndërkaq, dy janë rrugët që organizatat në Shqipëri thithin fondet e BE-së. Aplikimi tek Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili dikton kryesisht përfundimin e donacioneve. Rruga tjetër është aplikimi drejtpërdrejtë tek institucionet e Brukselit. Po ashtu, ka disa kritere të qarta për të përfituar një financim të një projekti. Që kërkesa të miratohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, duhet që organizata të ketë jo më pak se tre vjet eksperiencë pune në realizim projektesh. Ndërkaq, që kërkesa të miratohet në BE, duhet që organizata të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në realizimin projekteve të ndryshme.

Brukseli kërkon të shpëlajë largimin e ambasadorit Sequi nga Tirana

Mbi pretendimet se, ambasadori Ettore Sequi u largua nga Tirana për shkak të përfshirjes në korrupsion, Komisioni Europian sqaron se, asistenca e BE-së ndaj Shqipërisë, përfshirë fondet ndaj shoqërisë civile, ndjek një procedurë strikte me sisteme auditimi rigoroze, bazuar në standarde shumë të larta të kontrollit të brendshëm, që garantojnë transparencën dhe menaxhimin e zërave financiar të fondeve të unionit. Në një deklaratë të dhënë në një media shqiptare, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton tha:

 “Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ambasadori Sequi u ftua për të marrë një pozicion kyç në Ministrinë e Jashtme italiane, që siç e dini pati ndryshime së fundmi. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer. Përfaqësuesja e Lartë, Ashton, e Komisioneri për Zgjerim, Fyle, e falënderojnë atë për kontributin e rëndësishëm në përpjekjen për të sjellë Shqipërinë më pranë BE-së dhe i urojnë atij gjithë të mirat. Kjo ishte zgjedhja e tij. Ne do të kishim dashur ta mbanim atë në postin e tij”,- tha ajo. Mësohet se, pas dorëheqjes së ambasadorit Sequi, shërbimi diplomatik i BE-së ka nisur procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për kreun e ri të Delegacionit në Tiranë. Ky i fundit pritet të emërohet gjatë muajve të verës.  “Posti është hapur për aplikimet nga institucionet e BE-së dhe shërbimi diplomatik i vendeve anëtare. Ka nisur procedura për këtë lloj emërimi dhe në fund autoriteti që vendos është Përfaqësuesja e Lartë. Kështu që sapo ky proces të përfundojë, do të emërohet një kryetar i ri delegacioni për Shqipërinë. Por, ndërkohë puna e delegacionit do të vijojë sipas praktikës standarde me të ngarkuarin me punë”,- shtoi Koçijançiç.

Diplomati italian i Nevv York-ut, Afganistanit dhe Shqipërisë u kthye në vendin e tij muajin e kaluar. Ai atje po vepron si shef kabineti pranë ministres Federica Mogherini. Zyrtarisht largimi i Sequi-t nga Tirana merr efekt në prill në muajin prill.

BOX

12 projektet që do të financohen

 Dymbëdhjetë projektet e programit janë të grupuara në gjashtë sektorë si më poshtë:

•Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme

•Reforma në Administratën Publike

•Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

•Punësimi dhe përfshirja Sociale

•Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

•Çështje të tjera horizontale

Projektet Konkrete

Fusha 1. Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme 12.5 mln Euro

1. Mbështetje për zbatimin e Strategjisë për të Drejtat e Pronësisë 1 mln Euro

2. Programi pilot sektorial për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme 11.5 mln Euro

Fusha 2. Reforma e Administratës Publike 5.6 mln Euro

3. Sistemi i Planifikimit të Integruar – faza II 1 1 mln Euro

4. Forcimi i Administratës Doganore shqiptare 4.5 mln Euro

Fusha 3. Transporti – Mbuluar nga Programi IPA 2013 me menaxhim të decentralizuar

Fusha 4. Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike 8 mln Euro

5. Programi pilot sektorial për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike 8 mln Euro

Fusha 5.  Punësimi dhe Përfshirja Sociale 3.5 mln Euro

6. Zbatimi i Programit të BERZH për Mbështetjen e Biznesit të Vogël 2 mln Euro

7. Modernizimi i asistencës sociale1 5 mln Euro

Fusha 6. Bujqësia dhe zhvillimi rural 30.4 mln Euro

8. Mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural – faza II 6.4 mln Euro

9. Përmirësimi i rrugëve dhe sistemeve të ujësjellësve në zonat rurale 22 mln Euro

10. Kontrolli dhe zhdukja e tërbimit – faza II 2 mln Euro

Fusha 7. Aktivitete të tjera horizontale 4.2 mln Euro

11. Administrimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit 1.7 mln Euro

12. Instrumenti për forcimin e procesit të integrimit evropian 2.5 mln Euro

Ja ku shkojnë fondet e Brukselit

 -Universitetit “Marin Barleti”, 90.148 euro

 -Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, 136,942.46 euro

 -Shkodra, 2 milionë euro grande

 -Bashkëshortja e Avokatit të Popullit, Marta Onorato, 500 mijë euro + Avokati i Popullit, 1.2 milionë euro

 -“Transparency International Albania”, Lutfi Dervishin 99.963 euro

 -“Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, Vjollca Meçe, 168.476 euro

 -“Amoro-Drom” Skënder Veliun, 191.132 euro  “Unë, gruaja”, Afroviti Gusho, 26.562 euro edhe 53.344

-Shoqata kombëtare Edukimi për Jetën 190,457.28 euro

-Psikologët shqiptarë 167,534.00 euro

-Albania Blind Association 216,726.81 euro

-ARSIS Albania 169,563.58 euro

-Tjetër Vizion 249,952.00 euro

-Institute for Democracy and Meditation, 259,869.00 euro

-Roma Active Albania, 250,003.00 euro

-Centre for Rural Studies and International Agriculture 15.07.2012 euro

-Albanian Centre for Human Rights 150,000.00 euro

-Institute of Nature Conservation in Albania 112,221.60 eurosh