Bruksel, PD anëtare me të drejta të plota në PPE

401
Partia Demokratike është votuar unanimisht për të qënë anëtare e Partisë Popullore Europiane. Lajmin e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kreu i demokratëve Lulzim Basha i cili prej disa ditësh ndodhet në Bruksel.
Në punimet asamblesë Basha pati një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të PPE- të cilëve u kërkoi mbështetje për anëtarësimin e PD-së si dhe mbështetje për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që qeveria po i bën standardeve demokratike.
“Partia Demokratike e Shqiperise votohet unanimisht anetare me te drejta te plota ne Partine Popullore Europiane”- shkruan Basah ne Facebook shoqeruar me nje fotografi 
Sigal