Brojka: Halim Kosova, një kandidatur e spikatur dhe e besueshme për kryeqytetin!

667
PS-ja dhe PD-ja janë në prag të zyrtarizimit të kandidaturave të tyre për kryebashkiakun e Tiranës, megjithatë gara ka filluar. Albert Brojka, ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, në vitet 1996-2000, në intervistën për gazetën “Telegraf”, pohon se kjo garë elektorale do të jetë një përballje akuzash, por nuk do ketë platformë dhe alternativa për Tiranën. PS-ja, sipas zotit Brojka, do të godasë kryetarin e PD-së, meqë kandidati i saj sipas parashikimit të Brojkës, do jetë Halim Kosova ku nuk ka asgjë ku kundërshtari mund ta akuzojë. PD-ja, po, sepse kandidati i PS-së, Erjon Veliaj është person që do të jetë objekt i akuzave, për gjithçka është përfolur për atë deri tani. Zoti Brojka shprehet se kandidaturat janë vendime politike të kryetarit të partive dhe elektorati dhe baza e partisë nuk pyeten fare. Sipas zotit Brojka, një kryebashkiak për Tiranën, duhet të jetë apolitik, por nëse kryebashkiakun do ta fitojë kandidati nga opozita, atëhere do të kemi konflikte bashki-qeveri dhe do jenë qytetarët e Tiranës, ata që do të jenë “viktima” të këtyre konflikteve boshe të politikës. 
-Zoti Brojka, fushata zgjedhore e 21 qershorit, do të jetë parashtrim alternativash nga kandidatët, apo përplasje akuzash ndaj njëri-tjetrit?
– Unë nuk shpresoj se kandidatët do të parashtrojnë alternative dhe programe për punën që do të duhet të kryejnë në mandatin e tyre si kryebashkiakë. Besoj se do të dëgjojmë vetëm akuza ndaj njëri-tjetrit, nuk do të ketë alternative. Si gjithnjë do të dëgjojmë luftë akuzash. 
– Tirana, tashmë me ndarjen e re territoriale, do të jetë një metropol sesa thjesht një bashki. Cilat do të jetnë sfidat, që duhet të përballet kryebashkiaku i ri i kryeqytetit?
– Sfidat më tepër do të jenë politike. Zakonisht, shtabet elektorale dhe kandidatët, programet i kanë njësoj, se çfarë duhet dhe përse ka nevojë Tirana. Nuk shpresoj që do ketë ndonjë sfidë që të nxjerrë fitues kandidatin, pikërisht nga sfidat që ai mendon se do përballet në punën e tij. Thjesht e theksoj se kandidatët do të përplasen jo me programe dhe për programet që duhet të prezoantojnë në elektorat, por me sharje dhe akuza ndaj kundërshtarit. Dhe kush të shajë më shumë dhe kush do bindë më shumë elektoratin, se është i zoti të akuzojë të tjerët, mund të jetë edhe fituesi i garës elektorale. Do vazhdojë lufta e vjetër politike, në rradhë të parë. 
– Mendoni se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë është demokratik, dhe ata do të gëzojnë besimin e elektoratit, apo është vendimarrje politike?
– Kandidatët që deri tani janë zyrtarizuar, por edhe ata që ende nuk janë shpallur, por që emrat e tyre janë në sirtarët partiakë, janë përzgjedhur me vendime politike. Çfarë thotë kryetari i partisë bëhet, siç ka qënë dikur që “Ç’thotë partia, bën populli”. Kryetarët e partive e kanë ndarë mendjen, çfarë thonë ata, do të bëjnë të tjerët. Nuk ka demokraci të brendshme në partitë tona, nuk është pyetur baza, nuk është tërhequr mendimi i elektoratit, nuk ka as liri që ndokush të shprehë hapur mendimin e tij. 
– Deri tani, janë përfolur katër kandidatë të mundshëm, nga maxhoranca dhe opozita për kryebashkiakun e kryeqytetit dhe këta janë emra politikë, pa përmendur 2 kandidatët e pavarur. Kështu, që kryebashkiak apolitik, vështirë se do kemi?
– Po, kështu është, po, për fat të keq. 
– Cilat mund të jenë përballjet politike të fushatës elektorale që do bëjnë kandidatët për kryebashkiakun e Tiranës?
– Padyshim që PS-ja dhe kandidati i saj, do t’ia japë godijen politike kryebashkiakut atual, Bashës, do të akuzojë atë si kryetar i partisë dhe jo si individi Dhe ndoshta, po kështu PD-ja mund t’ja japë goditjen edhe individit-kandidat, sepse Erjon Veliaj ka ku të goditet, ndërsa Halim Kosova, të paktën deri tani është emri që përflitet, nuk kanë ku ta godasin, por do jenë goditje politike. Do akuzohet forca politike, do goditet kryetari i partisë, do vazhdojnë këto lloj akuzash e çuarje ne gjyqe, etj, etj. Kështu që përballja më tepër në këtë fushatë elektorale do të jetë vetëm me përmbajtje politike, për të ardhur keq. Nuk do jetë përballje dhe fushatë elektorale me garë se çfarë është Tirana, si mund ta transformojmë, çfarë mund të bëjmë për Tiranën. 
– Faleminderit!

Kryebashkiaku i Tiranës, duhe të jetë apolitik dhe menaxher i aftë
– Cili duhet të jetë profili i kryebashkiakut të ri të Tiranës?
– Në rradhë të parë, ai që do të zgjidhet krybashkiak i Tiranës, duhet të jetë figurë e pastër, që të mos ketë askush dhe asgjë që ta akuzojë. Por mbi të gjitha, kryebashkiaku i ri duhet të jetë një person apolitik, të jetë njeri i palidhur me politikën. Po të jetë i lidhur me politikën, ai detyrimisht do t’u bindet verbazi urdhërave të partisë. Pastaj po të jetë bashkiak i zgjedhur nga kahët e kundërta politike, domethënë nëse kryebashkiaku zgjidhet nga opozita sot, atëhere ai dhe qeverisja qendrore do të pengojnë njeri-tjetrin dhe këtë konflikt politik, do ta vuajë qytetari i Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës duhet të jetë një menaxher i mirë dhe apolitik. 
Sigal