Brian Hoyt Lee: Pasojat do ishin të rënda nëse reforma s’do miratohej

482
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar deklaratën e ambasadorit Lu lidhur ma pasojat e rënda në rast se nuk miratohej reforma në drejtësi. Zv/ndihmës sekretari amerikan, Brian Hoyt Lee deklaroi se ambasadori Donald Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit, për ta mbështetur reformën në drejtësi.
Zyrtari i lartë amerikan tha se u bë e qartë se do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër. Zv/ndihmës sekretari amerikan theksoi se Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike, sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni.
“Së pari, përgëzoj parlamentin që e miratoi këtë reformë jetike dhe përgëzoj popullin e Shqipërisë që kërkoi ndryshim. Ambasadori Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit për ta mbështetur reformën në drejtësi dhe bënë të qartë se do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër.
Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas. Angazhimi ynë ka qenë gjithmonë i bazuar në kërkesën e qeverisë dhe opozitës shqiptare për mbështetjen dhe përfshirjen e SHBA”, thuhet në deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Brian Hoyt Lee.
Sigal