Bregu në Shkollën Verore Evropiane

255
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, do të jetë një nga drejtuesit e Shkollës Verore Evropian, që do të nisë më 4 shtator. Këtë e ka njoftuar vetë Bregu, duke falënderuar edhe 230 aplikuesit e sivjetshëm. “Nuk ishte e thjeshtë të përzgjidhnim 40 pjesëmarrës nga një numër kaq i madh profesionistësh të interesuar për të ndjekur këtë shkollë, që shpresoj të ngelet traditë e mirë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian”, shprehet Bregu, e cila deri më 9 shtator është drejtuese e kësaj strukture të Kuvendit. “Faleminderit dhe partnerëve për mbështetjen e kësaj nisme, e cila siç ndodh gjithmonë, kur e lançova në vitin 2015, dikujt i dukej e parakohshme dhe po të njëjtëve e vonuar, por ka kontribuar jo pak në identifikimin dhe aftësimin e ekspertëve nga të gjitha fushat e legjislacionit të BE-së, të cilët do të ndihmojnë zhvillimin e suksesshëm të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shprehet Bregu.