Bregu: Mbërritëm atje ku duhej

67

Partia Demokratike do ta votojë Reformën në Drejtësi. Kjo ka qenë dhe është thirrja ime deri në momentin e votës nesër.

Sot jam edhe më e bindur se kam vepruar drejtë bashke me kolegët, sa herë kam thënë se nuk duhet të ketë më asnjë lëkundje për votën pro reformës në Drejtësi, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.

Drafti final që do të votohet nesër është versioni I përmirësuar nga ekspertët e PD, por nuk do ishte I tillë pa mbështetjen e pakursyer të aleatëve të Shqipërisë, SHBA dhe BE. Deri pak orë më parë kur Komisioneri Hanh propozoi se :

-Roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit duhet të ketë një bazë të fortë ligjore në vetë Kushtetutën e vendit

dhe

-se ky Operacion do të japë vetëm rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Megjithatë, këto rekomandime duhet të përfshijnë një arsyetim të pozicionit të mbajtur, i cili do të shpjegohet në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji”

Ndaj, nesër Partia Demokratike do të jetë në Parlament, për t’i thënë PO me votë Reformës në Drejtësi.

Vota pro reformës në drejtësi është votë pro Partisë Demokratike, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.

Kjo është kohë e përplasjes së të vërtetave. E atyre të vërtetave të thjeshta që duan shqiptarët, si garanci për të besuar se ky vend nuk ka marrë fund!.

Kush voton për drejtësi është gjithmonë në kahun e drejtë të historisë!