Bregu kundër ekspertëve në Reformën në Drejtësi

511
Sigal

Në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve që po mbahet në Tiranë deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, tha se gabimi kryesor me të cilin nisi reforma ishte fakti që ajo u la në duart e ekspertëve dhe jo politikës. Bregu tha se shpreson që javën tjetër reforma të miratohet, duke shtuar se nuk e imagjinon dot se çfarë do të ndodhë në Shqipëri në datën 22 korrik nëse nuk miratohet kjo reformë. Edhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka qenë në të njëjtën linjë në fjalën e sajë, duke u shprehur njëkohësisht optimiste për arritjen e një konsensusi mes palëve. Ish Ministrja e Integrimit në qeverinë e kaluar e kritikoi rrugën që është ndjekur për realizimin e Reformës në Drejtësi.

“Nuk ka asgjë tjetër që diskutohet në këto ditë të nxehta në Shqipëri sesa Reforma në Drejtësi. Vonë dhe pak mbase është ky diskutim i qartë për të gjithë ne, madje dhe për ne që jemi të përfshirë direkt në politikë. Ka qenë më tepër në duart e ekspertëve sesa ka qenë pjesë e diskutimit dhe vendimmarrjes politike .Gabimi kryesor me të cilin nisi kjo reformë. Reforma do në ballë politikën, politikanët, ata votohen, ata kanë përgjegjësinë.

Ekspertët normalisht duhet ti ndiqnin në vendimmarrjen e tyre. Ky është rezultat i mosbesimit mes palëve, megjithatë unë uroj po aq sa Arta që kjo reformë, sot java, e enjtja tjetër e Parlamentit, të na sjellë në një pikë të përbashkët për të votuar reformën në drejtësi. Jo vetëm se kemi lodhur të gjithë veshët që na kanë dëgjuar dhe të gjithë mendjet që kanë dashur të na ndihmojnë në këtë proçes, por sepse unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër. Ose nuk arrij të imagjinoj datën 22 korrik se çfarë do të ndodhë dhe si do jetë situata në Shqipëri.