Disa deputetë nga Partisë Laburiste kanë njoftuar lagimin nga kjo forcë politike dhe daljen si deputetë të pavarur në shenjë proteste ndaj Brexit dhe antisemitizmit. Shtatë deputetët laburistë që u larguan nga partia janë Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey.
Duke njoftuar dorëheqjet e tyre në Westminster, Luciana Berger, deputetja e Liverpulit foli e para në foltore duke u shprehur se ajo nuk mund të qëndronte më në parti sepse kjo forcë politike ishte bërë “institucionalisht antisemite.”
Chris Leslie, deputet për Notingamin këmbënguli se nuk kishte qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, por ai besonte se Partia Laburiste ishte rrëmbyer nga “makineria politike e majtës ekstreme”.
Angela Smith, deputete për Peniston dhe Stoksbrixh, zbuloi se kishte qenë një vendim i dhimbshëm për të dhënë dorëheqjen nga anëtarësia e saj, por sugjeroi se partia e tanishme Laburiste ishte fajtore për përkrahjen e elektoratit.
Kreu i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn shprehet se është “i zhgënjyer” nga vendimi i deputetëve që vendosën t’i largoheshin partisë.