Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, së bashku me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilluan një takim me strukturat e LSI-së në Vorë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Braimllari u shpreh se: “Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë, duhet të punojmë më shumë sepse Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Sot vendi ka nevojë për politika që stimulojnë punësimin dhe arsimimin. Është për të ardhur keq që Vora, një nga zonat më industriale, të ketë nivel të lartë papunësie, të rinjtë që emigrojnë sepse nuk kanë shprese dhe mundësi punësimi në vend. E shikoni ç’po ndodh tek Unaza e Re. Edi Rama ka konsumuar vepër penale, një krim shtetëror ku ka angazhuar të gjithë hajdutët e tij për të vjedhur pronën e qytetarëve. Projekti korruptiv nxori në pah se Rama do vidhte para në kurriz të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë si banorët e Unazës së Re sepse ato banorë janë bërë simbol rezistence, bashkëpunimi dhe forcë për të gjithë ne sepse ato çmontuan qeverinë korruptive të Edi Ramës.”