Braimllari takim me strukturat e LSI Kolonjë: Edi Rama nxit dhunë dhe destabilitet për interesat e tij politike

538
Sigal

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Kolonjë, sekretari i përgjithshëm i saj Endrit Braimllari është shprehur se, kryeministri Edi Rama nxit dhunë dhe kërkon destabilitet për interesat e tij politike.

Sipas Braimllarit, mosmbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor e ka tmerruar Ramën pasi përmes zgjedhjeve moniste do të kërkonte të mbijetonte në pushtetin e tij kriminal.

Nga Endrit Braimllari

Në takim me strukturat e LSI-së bashkia Kolonjë.

Edi Rama nxit dhunë dhe destabilitet për interesat e tij politike.

Edi Rama nëpërmjet lidhjes së tij me krimin dhe këmbënguljes së tij të dështuar për të mbajtur zgjedhje moniste kërkon të çojë vendin në destabilet vetëm për mbijetesën e tij politike. 
Edi Rama edhe një herë vendosi interesin personal mbi atë të vendit.
Edi Rama po ju tregon qartë të gjithë shqiptarëve por edhe ndërkombetarëve që ështe ai nxitësi i dhunës dhe që kërkon konflikt mes shqiptarëve sepse vetëm në këte mënyrë ai mund të zgjasë agonin e tij te pushtetit kriminal.

Mosmbajtja e zgjedhjeve të 30 qershorit e ka tmerruar Edi Ramën dhe zagarët e tij sepse vetëm në këtë mënyre duke zhvilluar proces fars, zgjedhje moniste, ai do kërkonte të mbijetonte në pushtetin e tij kriminal.

Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë sepse interesat kombëtare janë mbi ato personale të Edi Ramës dhe hajdutëve të tij.

Beteja jonë vazhdon sepse është për Shqipërine  dhe shqiptarët, për fëmijet tanë, për zhvilimim dhe prosperitetin e vendit.