Braimllari: Shqipëria po zbrazet për shkak të Edi Ramës

453
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se sipas të dhënave zyrtare të INSTAT  11 mujorin e fundit emigrimi ka qenë masiv. Sipas Braimllarit shkaku i emigrimit masiv të shqiptarëve është Kryeministri Edi Rama

Ja postimi i plotë i Braimllarit:

Shqipëria po zbrazet për shkak të Edi Ramës. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë që në 11 mujorin e fundit emigrimi ka qenë masiv. Shqiptarët që dalin nga vendi nuk kthehen më.
Shqiptarët janë më të varfër, nuk ka mundësi punësimi në vend, taksa të larta që favorizojnë oligarkinë dhe rëndojnë mbi qytetarët e thjeshtë, mungesë e konkurrencës ku vendet e punës përzgjidhen me listë partie dhe punësohen të paaftët dhe jo ato që e meritojnë, mungesa e një sistemi arsimor që ti shërbejë të rinjve dhe jo politikës klienteliste të Edi Ramës, rrogat e ulëtat dhe pasiguria publike i kanë çuar shqiptarët në emigrim. Fajtori është Edi Rama dhe qeveria e tij klienteliste që mbolli varfëri dhe krim në këtë vend.