Braimllari: Rama nuk ofron dot dinjitet për artistët

598
Pas takimit informues për projektin e teatrit të ri që kryeministri Rama organizoi me artistët, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari. Sipas tij, Rama organizoi një show përpara artistëve, duke shtuar se atij i interesojnë vetëm oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës. “Artistët duhet të trajtohen me dinjitet nga shteti, sepse janë krenaria e kombit, por këtë Kryeministri i varfërisë dhe drogës nuk e ofron dot. I vetmi interes i këtij Kryeministri janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i LSI. “Kryeministri i drogës dhe i varfërisë del sot para artistëve dhe bën moral. Justifikohet për çdo gjë, por harron që ka qenë dhe është Kryeministër dhe mban përgjegjësi për këtë keqqeverisje. Mban përgjegjësi për varfërinë që po e mbyt çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Artistët nuk kanë nevojë për show por duan kushte më të mira, rroga më të larta dhe përkrahjen e shtetit. Artistët duhet të trajtohen me dinjitet nga shteti, sepse janë krenaria e kombit, por këtë Kryeministri i varfërisë dhe drogës nuk e ofron dot. I vetmi interes i këtij Kryeministri janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës”, nënvizon deputeti i LSI-së.
Sigal